Ekspertët e Tubacioneve
IGS Resources (iPlast) është krenar që është një prodhues i besuar i zgjidhjeve të avancuara të tubave plastike që i shërbejnë sektorëve të Ujit, Gazit, Infrastrukturës, Bujqësisë, Energjisë, Minierave dhe Telekomunikacionit. Me një fabrikë moderne prodhimi në Elbasan dhe një fokus në inovacion, ne prodhojmë sisteme tubash HDPE me cilësi të lartë që ofrojnë performancë, siguri dhe qëndrueshmëri afatgjatë në të gjitha aplikimet kërkuese.
Sot, IGS Resources vazhdon të punojë ngushtë me partnerët dhe klientët për të zhvilluar zgjidhje efikase dhe të qëndrueshme që plotësojnë nevojat në zhvillim të projekteve të ndërtimit dhe shërbimeve. Reputacioni ynë është ndërtuar mbi kontroll të rreptë të cilësisë, materiale të çertifikuara, teknologji të përparuar prodhimi dhe testime rigoroze laboratorike që sigurojnë besueshmëri të vazhdueshme në çdo produkt.
Më shumë se një prodhues, ne ofrojmë mbështetje të integruar gjatë gjithë ciklit të plotë të jetës së projektit – nga specifikimi i produktit dhe konsultimi inxhinierik deri te furnizimi dhe dorëzimi – duke siguruar që çdo sistem të funksionojë në mënyrë të sigurt, efikase dhe sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Kush jemi ne
IGS Resources Shpk (iPlast), është sinonim i cilësisë, inovacionit and qëndrueshmërisë në prodhimin e Tubave Plastikë HDPE.
Me qendër në Elbasan, ne prodhojmë Tuba për Ujë të Pijshëm Ø20 deri në Ø630 mm me presione deri në 32 bar, si dhe Tuba të Brinjëzuar për Kanalizime and Kullime nga Ø110 deri në Ø1000 mm, në klasat SN4, SN8, SN10, SN12 dhe SN16.
Çdo produkt i yni është rezultat i përvojës shumëvjeçare, kontrollit rigoroz të cilësisë dhe teknologjisë së avancuar të prodhimit.
Quality and Reliability
Në iPlast, cilësia nuk është vetëm një standard – është parimi mbi të cilin ndërtojmë çdo produkt.
Ne përdorim lëndë të para të certifikuara, të testuara në laboratorin tonë modern, ku çdo serë prodhimi kontrollohet para, gjatë dhe pas procesit. Kjo siguron që çdo metër tub që del nga linjat tona të ketë cilësi të qëndrueshme dhe jetëgjatësi të lartë.
Për çdo produkt, ofrohet garanci e plotë, e mbështetur në standardet ndërkombëtare dhe testimet laboratorike që dokumentohen për çdo seri prodhimi. Kjo garanci mbulon rezistencën mekanike, qëndrueshmërinë ndaj presionit, densitetin dhe integritetin e strukturës, duke u dhënë klientëve tanë siguri dhe besim afatgjatë në përdorim.
Gjurmueshmëria dhe Kontrolli i Prodhimit
Gjurmueshmëria është një nga shtyllat kryesore të sistemit tonë të menaxhimit të cilësisë.
Ne sigurojmë që çdo produkt të mund të ndiqet në çdo fazë të procesit të tij — nga përzgjedhja e lëndës së parë, tek prodhimi, testimi dhe dërgimi te klienti.
Kjo qasje garanton transparencë të plotë, kontroll të qëndrueshëm të cilësisë dhe përgjegjësi të lartë në çdo hap.
Falë këtij sistemi, klientët tanë mund të kenë besim të plotë se produktet iPlast janë të prodhuara sipas standardeve më të rrepta dhe janë të dokumentuara në çdo detaj teknik.
Brochure